×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njësiti FIT proteston nesër para Qeverisë, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

    Insajderi
    08 December 2023 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti special intervenues i njohur si FIT nesër do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

    Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri

    “Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. Nesër i merrni vesh kërkesat tona”, tha shkurt ai.

    Rikujtojmë se protesta e FIT u mbajt me 1 nëntor para objektit të Qeverisë.

    Ftoj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës të marrin hapa. Ju e dini rreziqet që bartin detyrat tona, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona, ne e kemi dëshmuar vetën tonë. Propozimin e dhënë për shtesat e sigurisë ta rishikoni edhe njëherë“, kështu ishte deklaruar para mediave njëri pjesëtar i FIT.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark