Nga dëshira dhe vullneti për të ndihmuar fëmijët dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, NLB Banka ka mbështetur fushatën “Ti je një luledielli”, duke blerë 500 bluza për të gjithë të punësuarit e saj.
Kjo fushatë ka për synim t’u dalë në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, leukemi dhe kancer. Paratë, të cilat shkojnë 100% donacion, do të përdoren për të blerë pajisjen në repartin e onkohematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme humanitare, sociale, kulturore e ekonomike.