×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    NLB Banka shënon rritje në kredi prej 56.7 milionë euro

    Insajderi
    08 May 2018 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Gjeneral i NLB Bankës në Kosovë, Albert Lumezi, ka prezantuar sot rezultatet e arriturat tw kësaj banke gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave që Lumezi ka prezantuar kjo bankë ka shënuar rritjen prej 56.7 milionë euro në kredi, si dhe rritjet në segmentet e tjera që e bëjnë rritjen më të madhe që nga themelim i kësaj banke.

    Sipas shifrave të publikuara gjatë vitit 2017 të gjithë indikatorët kanë arritur kulmin e tyre. Përveç rritjes në kreditë neto, suksese gjatë vitit të kaluar kanë shënuar edhe në segmentin e korporatave për 31 milionë euro dhe kreditë neto të klientëve fizik kanë shënuar rritje për 25 milionë euro, apo 26.6%, gjersa normat e interesit në vitet e fundit janë përgjysmuar.

    “Në fillim dua të ju informoj se rezultatet e arritur të bankës në vitin 2017 janë më të mirat që nga hyrja e NLB Bakës në tregun bankar të Kosovës ajo që e karakterizon vitin që lamë pas është se kemi pasur rezultate të mira në të gjitha segmentet e afarizmit bankar edhe në aspektin e ngritjes së bankës edhe në ruajtjen e stabilitetit, kualitetit, por edhe të kualitetit të bankës”, ka thënë Lumezi gjatë konferencës së sotme.

    Sipas shifrave që janë prezantuar sot NLB Banka ka shënuar rritje edhe në total të aseteve për 67 milionë euro ose 13%, duke e arritur shumën 584.8 milionë euro, që është shuma e bilancit më e lartë që nga themelimi i Bankës

    Lumezi gjatë konferencës së sotme ka theksuar po ashtu ka theksuar se ky është njëri ndër sukseset që nga krijimi i kësaj banke.

    “Gjithashtu NLB ka pas një nga vitet më të suksesshme në histori të ekzistimit të saj, sepse ka arrit në NETO profit të lartë në shumën prej 225 milionë euro, normalisht edhe NLB Banka në Kosovë ka kontribuar në këto rezultate jashtëzakonisht të mira”, ka deklaruar Lumezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark