×
Show

Noizy dhe Jori shfaqen bashkë në një jaht në mes të detit

Insajderi
10 May 2023 - 18:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Jori ishte banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila u konsiderua si ndër femrat më joshëse.

Pas daljes nga ky format ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundi, ajo është shfaqur me reperin shqiptar, Noizyn.

Kanë qenë vetë dy protagonistët që kanë treguar që ndodhen në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi disi më i “hapur” duke postuar këtë foto ku duket Jori me bikini të bardha në një jaht në mes të detit.

Edhe vetë modeja ka publikuar në Instagram një foto vetëm të vendit, i cili qartë është i njëjti.

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre, por dukesh se dyshja po kalojnë kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark