×
  • Sport
  • Sport

    Nuk e kanë ndërmend të ndalen sheikët: Al-Ahli ofron 140 milionë euro për Osimhen

    Insajderi
    31 July 2023 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pangopur në merkaton e transferimeve të verës, Al Hilal duket se dëshiron të bëjë një tjetër lëvizje të madhe.

    Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, skuadra e Arabisë Saudite i ka paraqitur Napolit një ofertë prej 140 milionë eurosh për Victor Osimen.

    Kështu, pas “jo”-së së Kylian Mbappes, Al Hilal kërkon të shtojë në listën e tij një tjetër futbollist të shquar, pas Koulibaly, Milinkoviç-Savic, Neves dhe Malcom.

    Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli dhe sulmuesi nigerian do ta pranojnë ofertën e arabëve.

    Sezonin e kaluar, Oshimen ishte golashënuesi më i mirë i Serie A, duke shënuar gjithsej 31 gola dhe pesë asistime në 39 paraqitje. /abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark