×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Nuk e prisja këtë në Shqipëri”, muxhahedinët e plagosur: Policia veproi si regjimi në Iran

    Insajderi
    20 June 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrolleve pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Ka dhjetëra të plagosur, me probleme frymëmarrjesh, djegie sysh, ndërsa po trajtohen me oksigjen në kamp.

    Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka mundur të sigurojë pronocime të disa prej të plagosurve në spitalin e muxhahedinëve, brenda kampit ASHRAF në Manëz të Durrësit.

    “Ata erdhën në dhomën time, dhe më shtynë e goditën në fytyrë, me drejtuar spray në fytyrë. Policia shqiptare erdhi në dhomën time, vëllai im u vra nga regjimi. Nuk e prisja këtë në Shqipëri, njerëzit këtu janë shumë të mirë. Kam jetuar për 10 vite këtu.” tha një prej të plagosurave në kamp.

    “Merrem me gatimin, kisha një kompjuter për përdorim të zakonshëm. Përse na sulmuan. Policia shqiptare veproi si policia e regjimit. Përse duhet ta bënin sot, më 20 qershor.” thotë një tjetër e plagosur./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark