×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk më pëlqeu” – Bëhet virale videoja e Presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll duke puthur në buzë lojtaren gjatë ndarjes së medaljeve…

    Insajderi
    20 August 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës, por është përfshirë nga një skandal.

    Skuadra iberike mundi 1-0 kampionët e Europës, Anglinë, në finalen e zhvilluar në Australi, por ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i presidentit të federatës Luis Rubiales, i cili ishte në podium në momentin e dhënies së medaljeve.

    Kur takoi Jenny Hermoso, një nga lojtaret më të mira të skuadrës, e përqafoi dhe e puthi në buzë! Lojtarja u befasua dhe deklaroi: “Uh…po, nuk më pëlqeu”.

    Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia, por kjo nuk e pengoi atë ta puthte në buzë futbollisten dhe të bënte bujë në Spanjë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark