Basketbollisti Kevin Durant u gjobit nga NBA me 25 mijë dollarë para paraqitjes së mrekullueshme me 51 pikë ndaj Detroit Pistons.
Durant ofendoi një tifoz në ndeshjen e kaluar në Atlanta, me videon që u bë virale në rrjetet sociale.
“Mbylle gojën, ti nënë***”, ishin fjalët e Durant drejtuar tifozët, që ky i fundit i thoshte “ndalo së qari”.
Durant deri me tani është gjobitur me 100 mijë dollarë këtë sezon pasi një herë e gjuajti topin në tribunë dhe pastaj kishte edhe bisedë të keqe me komedianin, Michael Rapaport.
NBA i është adresuar rastit të fundit si “gjuhë jo e duhur”. Por, këto gjoba duket që nuk i interesojnë Durantit, që fiton rreth 500 mijë dollarë për ndeshje dhe në total prej 40 milionë e 900 mijë euro këtë vit.