×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB: Rripi i Gazës, një nga vendet më të rrezikshme në botë

    Insajderi
    06 December 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka paralajmëruar se situata në Gaza po përkeqësohet minutë pas minute me një valë të re refugjatësh nga jugu të zhvendosur për shkak të bombardimeve izraelite.

    “Nuk ka zonë të sigurt, i gjithë Rripi i Gazës është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë @UNRËA, janë të tejmbushura”, tha organi i OKB-së në X.

    Organizata humanitare Médecins Sans Frontières, Mjekët pa Kufij, bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.

    “Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani”, thonë ata.

    /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark