×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Olluri tregon se si njerëzit e Radojçiqit rrahën brutalisht inspektorin shqiptar

    Insajderi
    02 October 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Parim Olluri tregoi se si njerëz të afërm me Radojçiqin rrahën inspektorin shqiptar për shkak të gjobës që ky ia ka dhënë një kompanie.

    Gazetari Olluri tha se inspektori Nexhat Fazliu është rrahur brutalisht dhe lënda ndaj tij nuk është zgjidhur akoma nga gjykatat e vendit.

    “Një rast konkret e përmendim është një inspektor i punës që ka gjobitë kompaninë RAD, që prapa saj qëndron Radojçiqi dhe në të njëjtën kohë e ka gjobitë një kompani tjetër që është pronë e një shqiptari, i cili ka afërsi të madhe me Radojçiqin, ky inspektori është rrah brutalisht, ka qëndru me javë në spital. Ky inspektor e ka emrin Nexhat Fazliu dhe në familjen e tij janë tre dëshmorë të luftës dhe prej kohës kur ky njeri është rrah brutalisht, nuk është marrë asnjë vendim ndaj sulmuesve të tij nga gjykatat e Kosovës. Nexhati kërkon t’i zgjidhet lënda, besohet se njerëz të afërm me Radojçiqin e kanë rrahur brutalisht për shkak të gjobave që ky i ka shpërnda”, tha Olluri në Pressing.

    Gazetari Olluri tha se Radojçiq ka afërsi edhe me politikën në Prishtinë, dhe jo vetëm në Mitrovicë.

    “Biznesi në Prishtinë dhe politika në Prishtinë kanë pas afërsi të madhe me Milan Radojçiq, ai ka pas njerëz të afërt edhe të fushës së biznesit jo vetëm të ndërtimit në Mitrovicë të Veriut andej, por edhe njerëz në Prishtinë”, tha Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark