×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” boton romanin e Veli Karahodës

    Insajderi
    10 November 2023 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese tiranase “Onufri” boton romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit” të shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Veli Karahoda.

    I vlerësuar si një nga romanet më të mira të letërsisë shqipe, të shkruar dhe botuar në Kosovë gjatë viteve të fundit, ky roman i Karahodës u vlerësua shumë lart nga lexuesit dhe njohësit e letërsisë.

    “Fundi…” i Karahodës u botua për herë të parë në Prishtinë nga Sh. B. “Buzuku” dhe është shpërblyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Çmimin Letrar “Anton Pashku”, i cili i jepet romanit që vlerësohet si më i miri gjatë një viti kalendarik në Kosovë.

    ”Këtë roman mund ta quajmë sagë, epope, roman lumë që i referohet një areali të njohur për ne si dhe një kohe jo shumë të largët për mbamendjen tonë. Ky roman është dëshmi se ende nuk kanë ­vdekur narracionet e mëdha. “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit” të kujton romanet e mëdha të letërsisë botërore­­­­­­­­­.”- thuhet në vlerësimin e jurisë profesionale të Çmimit Letrar “Anton Pashku”, të përbërë nga profesorë të letërsisë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark