×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Operacioni “Goditja”, kontrollohen lokalet e natës në Pejë, arrestohen 11 persona

    Insajderi
    11 August 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po vazhdon me realizimin e aksionit “Goditja”.

    Gjatë tri ditëve në rajonin e Pejës, Policia ka realizuar disa kontrolla, ku nga këto kanë arrestuar 11 persona dhe kanë sekuestruar armë e municon.

    Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

    Pёr tre ditё janё realizuar:

    • Janё realizuar 125 patrulla policore
    • Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
    • Janё kontrolluar 644 vetura
    • Janё legjitimuar 480 persona
    • Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
    • Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
    • Janё arrestuar 11 persona
    • Janё sekuestruar 47 copё municion
    • Janё sekuestruar 5 armë.

    Në kuadër të operacionit “Goditja”, Policia ka sekuestruar disa thika, substanca narkotike dhe armë në Prishtinë dhe Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark