×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani kujton masakrën e Polacit dhe Abrisë së Poshtme: Përulemi për veprën e tyre

    Insajderi
    07 April 2024 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme.

    “Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.

    Më tutje ajo tha se makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar.

    “Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës. Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi”.

    Osmani tha se duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, nderohet e kaluara, mbahet gjallë e vërteta dhe se ndalet përkushtimi për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

    “Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark