×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani pas aplikimit të Kosovës në BE: Maqedonia e Veriut e gatshme të ndihmojë në këtë proces

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

    Osmani ka shkruar në Facebook se fillimi formal i procesit do të kontribuojë në përfundimin më të shpejtë të reformave të nevojshme.

    “Maqedonia e Veriut vazhdimisht mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë proces duke ndarë njohuritë dhe përvojat tona. E ardhmja e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Përfundimi i këtij procesi do të sigurojë stabilitet dhe zhvillim afatgjatë të parashikueshëm për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark