×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani për Masakrës së Korishës: Regjimi serb nuk kurseu as më të vegjlit

    Insajderi
    13 May 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës.

    Ajo ka thënë se regjimi serb 24 vjet më parë nuk kurseu as fëmijët.

    “Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, është shprehur Osmani.

    “I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark