×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani takon kryeministrin e Litenshtajnit, ka një kërkesë për të në lidhje me KiE

    Insajderi
    06 October 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar kryeministrin e Litenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me sigurinë.

    Osmani ka kërkuar nga kryeministri Risch avancimin e dosjes së Kosovës sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Kjo pasi që Litenshtajni do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

    “Në dritën e marrjes së Presidencës së Këhsillit të Evropës në të ardhmen, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark