×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Të zbatohen të gjitha detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit

    Insajderi
    31 August 2023 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-vë për Shërbim të Intelegjencës, Mike Turner.

    Osmani raportet me SHBA-të i ka cilësuar strategjike dhe ekzistenciale, ku edhe ka falenderuar Turner.

    “Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka theksuar ajo.

    Poashtu Osmani ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera.

    Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, presidentja ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces.

    Por, ka theksuar obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

    Ajo ripotencoi rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark