Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë dhe të tretën në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët do të përballen me Bjellorusinë në udhëtim në Budapest, pasi skuadra vendase e ka të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvilloj ndeshjet në terrenin vendas.
Për këtë ndeshje trajneri i Kosovës, Alain Giresse nuk pritet të bëj shumë ndryshime, ku në portë do të jetë si gjithmonë Arijanet Muric.
Mbrojtja nuk do të ketë ndryshime me Mërgim Vojvodën në të djathtë dhe Leart Paqaradën në të majtë, derisa dyshja e qendër së mbrojtjes do të jenë mes Fidan Alitit dhe kapitenit Amir Rrahmani.
Në mesfushë është i konfirmuar Betim Fazlijii, derisa ka një balotazh mes Hekuran Kryeziut dhe Ibrahim Dresevic. Ndërkohë si mesfushorë i avancuar do të jetë Bersant Celina.
Në krahun e djathtë të sulmit është Edon Zhegrova, pasi vështirë se Milot Rashica do t’ia dalë të luaj titullar duke marrë parasysh se nuk ka stërvitur ditën e djeshme shkaku i lëndimit.
Për krahun e majtë të sulmit ka një balotazh mes Florent Muslijës dhe Jetmir Topallit, derisa Vedat Muriqi është i konfirmuar në krye të sulmit. /Telegrafi/