×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pa u bërë një vit, babë e bir nga Prizreni kapen sërish nga Antidroga

    Insajderi
    02 August 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar babë e bir në fshatin Shpenadi të Prizrenit, nën dyshimin për veprën penale ‘shitblerje e drogës’, me ç’rast është sekuestruar edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit, heroinë.

    Sinjali raporton se njëri nga personat që u kap në këtë aksion, është Albert Domgjoni, emër i njohur për organet e rendit. Ndërsa, në Polici është shoqëruar edhe djali i tij, Valoni.

    Urdhri për ndalim policor është lëshuar vetëm ndaj Albertit (babai).

    Ndryshe, të njëjtit janë arrestuar edhe gjatë operacionit ‘Fermeri’, që u zhvillua vitin e kaluar, aksion ky që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, që kapte vlerën e mbi 16 mijë eurove.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark