×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pacolli flet për rastin e Martin Berishajt – Tregon sa para mund t’i tërheqë brenda ditës në bankë

    Insajderi
    23 February 2023 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për skandalin financiar në Slloveni ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Ai është shprehur se në bankë si person fizik nuk ka të drejtë tërheqje me më shumë se 9999 euro në ditë dhe se i duhet të prodhojë një mori dokumentesh ku tregon se çfarë i duhen ato mjete.

    “Unë si person fizik nuk kam të drejt në tërheqje mbi 9999 euro në ditë. Do të thotë unë duhet të prodhojë një mori dokumentesh ku duhet të tregoj ekzakt për çka janë ato mjete, çka do të shërbejnë ato mjete, ku do të shkojnë ato mjete, kush do t’i marrë ato mjete”, tha Pacolli.

    Më tutje ai ka thënë se nuk e di se si ka vepruar ambasadori Berishaj, por ka thënë se në pozitën e ministrit do ta lironte nga detyra Berishajn.

    “Nuk e di z. Ambasador si ka vepruar, por unë të isha në postin e ministrit, unë do kërkoja prej ambasadorit të tërhiqet dhe të mbrohet i pambuluar nga institucioni, të mbrohet i lirë dhe në momentin kur ai vjen dhe thotë jam i pastër, ai mund të ri-inkuadrohet gjithmonë në ndonjë funksion”, tha Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark