×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Gabim që AKR dhe LDK nuk shkuan në koalicion edhe në vitin 2019, LDK do të ishte e para

    Insajderi
    08 February 2021 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behgjet Pacolli thotë se AKR me LDK-në do të bashkëpunojnë qofshin në qeveri apo opozitë.

    Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se lista e LDK-AKR e ka të sigurt vendin e dytë në këto zgjedhje.

    “Programi i LDK-së është program që i nevojitet Kosovës në këtë kohë. Ky program në të ardhmen do të jetë program qeverisës”, tha Pacolli në “Debat Plus”.

    Pacolli ka folur edhe për situatën e krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të vitit 2017 kur AKR kishte zhbllokuar situatën duke iu bashkuar koalicionit PAN.

    “Isa Mustafa në atë kohë e ka mirëkuptuar lëvizjen time. Ai ma ka thënë që është më i rëndësishëm interesi i Kosovës se i partive”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Pacolli thotë se gabim ishte që në vitin 2019 LDK e AKR nuk shkuan në një koalicion të përbashkët.

    “Gabim i madh që nuk shkuam në koalicion me LDK-në në vitin 2019. Po të ndodhte ai koalicion, LDK do të ishte e para dhe do ta merrte qeverinë. Këto probleme nuk do të kishin ndodhur me atë koalicion”, tha Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark