×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takim e gëzon Serbinë, Kurti e refuzoi ftesën pa arsye

    Insajderi
    17 July 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’.

    Pacolli, potencoi se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë sipas tij, janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasë parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.

    “Mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marr parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves”, shkroi Pacolli

    “Mos pjesëmarrja e Kosovës e gëzon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark