Kryetari i AKR-së, dhe kandidati për deputet nga Lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli, ka folur për bashkëpunimin me LDK-në, në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pacolli tha se programi i AKR-së dhe LDK-së, janë jashtëzakonisht të ngjajshëm, prandaj dhe bashkëpunimi ka ardhur lehtë, dhe po vazhdon të jetë bashkëpunim pa telashe.
Sipas Pacollit, kjo listë, është duke u mbështetur nga një numër i madh i qytetarëve.
“AKR dhe LDK kanë një qëllim të njejtë, një gjenezë të njëjtë, ndoshta kemi rrugica të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë, ne nuk e kemi aspak të vështirë, që të krijojmë një mendim të përbashkët, që ne të harmonizojmë aspirate, gjegjësisht, kërkesat tona për të synuar, implementuar atë synimin e madh”, tha Pacolli në Kanal10.
Pacolli foli edhe për takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, takim ky i bërë për t’u arritur koalicioni AKR-LDK.
“Garojmë me gjashtë anëtarë, nuk ka qenë kufizim i LDK-së, duhet me qenë korrekt, se kur kemi biseduar me zotin Mustafa, nuk kemi pasur asnjë kusht që të plotësohet ky bashkëpunim, ne kemi vendosur që t’i kemi gjashtë kandidatë, numrat i kemi dërguar ne, ka pasur një keqkuptim, janë ndërruar dy numra, janë spostuar pak, por me një telefonaë është rregulluar, nuk ka pasur asnjë telashe”, u shpreh Pacolli.