Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për bashkëpunimin që pritet ta kenë me LDK-në edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
‘’Asnjëherë s është diskutu se a do të shkojmë në koalicion apo në listën e LDK’së dhe asnjëherë s’kemi diskutu çka pas zgjedhjeve. Është vështirë të ndodh si në vitin 2017. Dezhavy nuk do të përsëritet’’, ka thënë ai në një debat.
‘’Pritjet janë që me LDK të fitojmë sa më tepër deputetë dhe nëse janë kushtet të formojmë një grup parlamentar bashkë me të dhe të bashkëpunojmë, qoftë në pozitë apo opozitë.