×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paditi Universitetin e Mitrovicës për t’u kthyer në pozitën e Dekanit, Gjykata merr një vendim për rastin e Agron Bekës

    Insajderi
    16 September 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë , i ka dhënë të drejtë Senatit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” lidhur me shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e Dekanit të Fakultetit Juridik. Ai ishte shkarkuar vitin e kaluar pas raportimit të Gazetës Insajderi se ai nuk kishte respektuar orarin e punës dhe ligjëratat e parapara.

    Beka, ishte paguar mbi 2 mijë euro për një numër ligjëratash që nuk i kishte mbajtur asnjëherë. 

    Dje Gjykata ka refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e paditësit Beka si të pabazuar ndaj Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

    Beka kishte kërkuar kthim në pozitën e Dekanit dhe kompensimi të dëmit, këto kërkesa u refuzuan si të pabazuara.

    Sipas vendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi shkarkimi i dekanit nuk përbën shkelje ligjore pavarësisht.

    “Senati si organi më i lartë vendimmarrës mund të marrë vendimet e tij duke ndjekur procedurën e votimit sipas Rregullores nr.1258 e datës 30.06.2021 mbi Punën e Senatit të UIBM e cila rregullon mënyrën e mbajtjes së dhe mënyrën e votimit, e cila për gjykatën me rastin e shkarkimit dekanit, nuk përbën aspak një procedurë jo ligjore apo arbitrare, por është zhvilluar një procedurë ligjore dhe është bërë votimi komfor Rregullores nr. 1258 e datës 30.06.2021 mbi Punën e Senatit të UIBM ku në fund është marrë një vendim me vota unanime të Senatit të UIBM”.

    Agron Beka profesor në Universitetin e Mitrovicës ishte paguar mbi 2 mijë euro për ligjëratat që nuk i ka mbajtur.

    Në dokumentet e siguruara nga Gazeta Insajderi bëhej fjalë për dhjetëra ligjërata me asnjë student të pranishëm. Pas kësaj Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte kërkuar nga nga UMIB që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

    Insajderi me 7 shtator 2022 kishte raportuar se Agron Beka i cili kishte ligjëruar lëndën “Taktika kriminalistike”, në këtë fakultet nuk ka mbajtur dhjetëra ligjërata në semestrin dimëror 2021/2022. Letëra boshe pa asnjë emër të ndonjë studenti janë vërejtur në dokumentet të cilat i kishte siguruar Gazeta Insajderi.

    Me 29 shtator 2022 Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kishte shkarkuar me votë të fshehtë dekanin Agron Bekën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark