Ylli shqiptar Pajtim Kasami është transferuar në klubin grek Olympiacos, shkruan Insajderi.
Kasami ka arritur marrëveshje me klubin grek dhe tashmë ka udhëtuar për në Athinë për ta kompletuar transferimin e tij si futbollist i lirë.
Mesfushori shqiptar tash e një kohë ishte futbollist i lirë pas largimit nga Basel.
Fantazisti nga Kosova edhe më parë gjatë karrierës së tij kishte veshur fanellën e Olympiacosit.
Ish-reprezentuesi zviceran ka qenë pjesë e gjigantit grek nga viti 2014 deri më 2017, përjashto një sezon ku ishte i huazuar te Nottingham Forest.
Olympiacos ka bërë afrime të bujshme, pasi ka siguruar edhe shërbimet e Marcelos nga Real Madrid dhe James Rodriguez.