×
  • Sport
  • Sport

    Pamjet qesharake kur Shaqiri pranon trofeun e Lojtarit të Ndeshjes

    Insajderi
    16 December 2018 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dy golave të shënuar për 20 minuta të kaluara në fushë Xherdan Shaqiri u shpall Lojtari i Ndeshjes në derbin e futbollit anglez të kësaj fundjavë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

    Trofeun ai e pranoi nga Jamie Carragher, në një moment shumë interesant. Në fakt, ish reprezentuesi i Anglisë i tha Shaqirit se “Gary Neville ishte këtu por nuk donte që ta jepte ai çmimin”.

    Kështu, edhe Carragher iu bashkua radhës së gjatë të njerëzve që sot e kanë tallur Gary Nevillein për komentet që ai kishte bërë më herët për Shaqirin.

    Futbollisti nga Kosova e kaloai këtë moment duke qeshur he nuk e shfrytëzoi momentin e lavdisë  për të kritikuar Nevillein, metë cilin tashmë ka një histori të rivalitetit dhe kundërthënieve televizive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark