×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parking-u i njerëzve partiakë: Njeriu i LDK-së zëvendëson kuadrin e PDK-së që shoqërohej me Shpend Ahmetin

    Insajderi
    25 October 2022 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Prishtina Parking e ka zgjedhur Kryeshef të këtij institucioni Sokol Havollin.

    Institucioni që menaxhohet nga komuna e Prishtinës së Përparim Ramës, e ka zgjedhur për drejtor kuadrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sokoli i cili para pak kohësh ka dhënë dorëheqje nga zv.guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, e që dikur ishte këshilltar i Isa Musfatës, në pozitën e re do ta zëvendësojë Liridon Restelicën, që ishte shkarkuar nga pozita e Kryeshefit të Prishtina Parking.

    Ndryshe, Restelica ka qenë edhe asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës, në komunën e Prishtinës.

    Gjatë kohës sa ka mbajtur pozitën e këshilltarit komunal, përgjatë vitit 2013, ai ka qenë edhe zv.kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen publike Trainkos.

    Më vonë i njëjti shoqërohej edhe me Shpend Ahmetin, ish-kryetarin e Prishtinës.

    “Ndërmarrja “Prishtina Parking” do të menaxhojë edhe parkingun “Flamurtari” (te Santea) dhe parkingun te Qendra Tregtare në lagjen Bregu i Diellit, të cilat deri më tani janë menaxhuar nga Shoqata e Invalidëve të Luftes – Dega Prishtinë. Drejtori i “Prishtina Parking” Liridon Restelica dhe përfaqësuesit e shoqatës, poashtu janë dakorduar që veteranët e punësuar në këto dy parkingje, të kalojnë në “Prishtina Parking”. Ndërsa, Komuna do të e mbështetë Shoqaten me hapësira për zyre për shkak të vështërsive të krijuara nga ndalja e të hyrave”, shkruante Ahmeti për punën Restelicën.

    Shkarkimin e këtij të fundit, e pati bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, i cili tha se Restelica u shkarkua nga detyra pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e sotme.

    Ai ndër tjera theksoi se i shkarkuari Restelica kishte keqpërdorur pozitën dhe poashtu nuk kishte përfillur Bordin e Drejtorëve.

    “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022″ – shkroi Rama.

    Menjëherë pas tij kishte reaguar Restelica, i cili kishte thënë se nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqje.

    Restelica pati thënë se dorëheqja e tij ishe e parevokueshme dhe sipas tij nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla.

    Arsyet e doreheqejes, Restelica thotë se janë të ditura në akt-dorëheqejen e dorëzuar.

    “Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen. Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme”, pati thënë ai shkruan Gazeta Insajderi.

    Shkarkimi i tij kishte ndodhur pas disa hulumtimeve të Gazetës Insajderi mbi punën e Restelicës në Prishtina Parking./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark