×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas emërimit të Vitisë, ministër të Shëndetësisë reagon për herë të parë Haxhi Avdyli

    Insajderi
    26 December 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar pas ri-emërimit të Arben Vitisë, ministër të Shëndetësisë, shkruan Insajderi.

    Sipas tij tani shëndetësia ka adresë politike.

    “E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë. Tani shëndetësia ka adresë politike”, shkroi ai në Facebook.

    “Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë”, deklaroi deputeti.

    Avdyli ka theksuar se janë së bashku edhe në pikën e shëndetësisë.

    “Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”.

    Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar ministria e Shëndetësisë kishte mbetur pa ministër. Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje. Për ta marrë këtë pozitë i gatshëm po rrinte Haxhi Avdyli nga Lista Guxo. Ky i fundit nuk po ia mbushte syrin kryeministrit, Albin Kurti. Në krye të këtij dikasteri, Kurti solli nga Amerika Rifat Latifin i cili po ashtu dha dorëheqje.

    Ndërsa Avdyli përsëri shpresoj se kjo pozitë do i besohej atij. Por, edhe këtë herë jo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark