Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino ka arritur sot në Prishtinë.
Me të ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Infantino është pritur nga drejtuesit e FFK-së.
Pas vizitave në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe te presidentja Vjosa Osmani, Infantino i ka shkuar në zyre edhe kryeministrit Albin Kurti.
Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga Agim Ademi, kryetari i FSHF-së, Armand Duka, kryetari i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.
Përveç Osmanit, Infantino i ka dhuruar edhe Kurtit një fanellë futbolli, por kësaj radhe me numrin 9.