×
Insajderi

Pas raportimit të Insajderit IPK po e heton policin civil për përdorim të armës

Insajderi
18 January 2023 - 11:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Inspektorati Policorë i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policit civil që përdori armën gjatë një mosmarrëveshje me disa persona në Prevallë.

Pas publikimit të videos nga Gazeta Insajderi për këtë incident IPK ka konfirmuar se Departamenti i Hetimeve është duke e trajtuar këtë rast.

Duke ju referuar kërkesës suaj Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është duke trajtuar këtë rast në Departamentin e Hetimeve. Veprimet e mëtutjeshme do të ndërmirren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e IPK’së për Insajderin.

Insajderi kishte publikuar videon ku shihet polici civil duke nxjerr armën gjatë një përleshje me disa persona dhe duke iu kërkuar që të shtrihen për toke.

I gjithë rastin kishte ndodhur të dielën në Prevallë pas një mosmarrëveshje që kanë pasur tre vëllezërit Shabani, nipi i tyre dhe një person tjetër që thuhet se ka parkuar veturën përball bletarisë së vëllezërve Shabani.

VIDEO:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark