×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas raportimit të Insajderit, kompania “Alba Group” liron trotuarin që e kishte bllokuar

    Insajderi
    12 October 2022 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “Alba Group”, pronë e biznesmenit Sherif Ramuka, e kishte bllokuar trotuarin duke rrezikuar lëvizjën e qytetarëve. Gjë për të cilën ka raportuar sot Gazeta Insajderi. Por, pas raportimit të Insajderit kompania ka liruar trotuarin.

     “Alba Group është duke ndërtuar një objekt banesor në lagjen Veternik të Prishtinës. Në vendin ku ishin duke u kryer punimet, ndërrmarrja e mbante bllokuar trotuarin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Aty shiheshin disa drunj duke i mbajtur rrethojat e vendpunishtes, për pasojë e të cilëve është rrezikuar lëvizja e qytetareve në atë pjesë të rrugës.

    Për këtë rast janë ankuar qytetarët, duke thënë se “është shumë rrezik me ec në këtë rrugë, sepse veturat vijnë me shpejtësi”.

    “Por, me karroca të fëmijëve është e pamundur ecja në trotuar, prej këtyre drunjve të vendosur nga kjo kompani tash e sa kohë”, thuhej në denoncimin e tyre.

    Ndërsa pas raportimit të Gazetës Insajderi, kompania “Alba Group” e ka liruar trotuarin që e kishte bllokuar.

    Foto pas lirimit të trotuarit

    Sot është publikuar edhe një video ku shihet se si rrezikohet jeta e punëtorëve të Alba Group, pasi nuk kanë masa sigurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark