×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Pas raundit të ri të sanksioneve amerikane, rubla ruse merr tatëpjetën

    Insajderi
    10 April 2018 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rubla dje ka rënë në nivelin më të ulët prej nëntorit të vitit të kaluar, duke tregtuar në nivelin 60,24 rubla për një dollar. Ky është rënia më e madhe e valutës ruse prej janarit 2016, vlerëson agjencia Reuters.

    Në tregjet e aksioneve, aksionet e kompanisë së aluminit rus Rusal, në pronësi të binzesmeni Oleg Deripaska i cili u gjet në “listën e zezë” të SHBA, gati janë përgjysmuar, derisa aksionet e kompanisë së tij të dytë kanë rënë për 34 për qind.

    Indeksi i bursës RTS, i shprehur në dollarë, ka rënë për më shumë se 11 për qind, derisa indeksi i MOEX, i shprehur në rubla, ka rënë më shumë se 9 për qind, transmeton Insajderi.com.

    Kompanitë ruse, të cilat janë përfshirë në sanksione, gjithashtu janë ballafaquar me rënien e vlerës së aksioneve të tyre, ku prodhuesi i çelikut Evraz ishte humbësi më i madh në kuadër të indeksit londinez FTSE me rënie të aksioneve prej 8 për qind.

    FILE – In this Oct. 19, 1987, file photo, traders work on the floor of the New York Stock Exchange. What if the stock market plunged 20 percent tomorrow? The question may seem absurd when the market is in the midst of one of its calmest runs in history and at record highs. But it’s what investors had to deal with 30 years ago, when “Black Monday” blasted stocks on Oct. 19. (AP Photo/Peter Morgan, File)

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur më 6 prill sanksione kundër shtatë biznesmenëve të mëdhenj rus të cilët kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin dhe më shumë se 12 kompani të cilat janë në pronësi të tyre apo ata i kontrollojnë.

    Në mes të biznesmenëve  të cilët janë goditur me sanksionet më të reja është burri i vajzës së Putinit Kiril Shamalov, biznesmeni Oleg Deripaska, i cili është nën hetime për shpëlarje parash , Sulejman Kerimov për të cilin pretendohet se ka bartur me valixhe miliona euro në Francë si dhe drejtori gjeneral i Gaspromit Aleksei Miler.

    Siç pretendohet, sanksionet më të reja janë veprim i fundit i SHBA kundër Rusisë, pas helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripalj dhe vajzës së tij në Angli, për çka Britania e Madhe e akuzon Rusinë, pastaj për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 si dhe për sulme sajber./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark