×
  • Showbiz
  • Show

    Pasi prishën raportet, YaNina i bën ‘diss’ Dafina Zeqirit në këngën e re

    Insajderi
    13 December 2023 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistja e re YaNina pak ditë më parë ka sjellur këngën e re ‘Narcos’ në bashkëpunim me reperin e njohur, Ledri Vula.

    Kënga u prit mjaftë mirë nga fansat e dyshes. Por, duket se YaNina ka thumbuar kolegen e saj, Dafina Zeqirin me të cilën nuk flet më.

    Në një pjesë të tekstin të këngës së re, Ya Nina thotë se disa vajza i ka bërë bllok dhe se ato e xhelozojnë atë.

    Se do stank girls hoes un i kom bo block. Fucking snake girls hoes [?] E shoh qe hate-in edhe presin un me bo nji hap. Po une nuk jom si ato i mean i don’t give a f**k“, thotë YaNina.

    Ndryshe, Dafina Zeqiri dhe YaNina nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Dy këngëtaret muaj më parë kishin publikuar edhe këngë bashkë, e titulluar “Nasty&Seeme”.

    Nuk dihen arsyet që çuan në prishjen e këtij raporti, ende asnjëra nuk është deklaruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark