×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pasi u publikua propozimi i BE-së, kundërpërgjigjet Bislimi

    Insajderi
    15 September 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bsilimi, ka reaguar ndaj BE-së, duke e përsëritur pretendimin e Kurtit se vetëm Kosova kishte bërë propozim gjatë takimit të 14 shtatorit në Bruksel.

    Në profilin e tij në Facebook, Bislimi ka shkruar se drafti i BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, është ndarë me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik.

    Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, shkroi Bislimi.

    Ndërkohë, sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Europian, në të cilin kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark