×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PDK i hedh një mori akuzash qeverisë Kurti, e quan ofendim prezencën e ministres së dënuar në Kuvend

    Insajderi
    18 January 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi sot po mban seancë plenare për herë të parë në sesionin pranveror. Në seancën e sotme është paraparë të shqyrtohen dhe votohen pikat e papërfunduara në disa seanca gjatë vitit të kaluar, por disa deputetë diskutuan lidhur me dënimin e Ministres Hajdari. Ajo ishte dënuar me 700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor

    Vonesën e deklarimit të pasurisë nga Ministrja Hajdari, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi nuk e sheh si vepër penale.

    Sipas tij, dy ditë janë të pranueshme dhe të arsyeshme.

    “As toni i lartë e as cilësimet si vepër penale nuk i japin të drejtë kundërshtarit kur nuk ka të drejtë. Çështja është krejtësisht e pastër dhe ligjore. Vonesa deri ne 15 ditë nuk janë as vepër penale. Dy ditë vonesë e pranume dhe e arsyetume” – tha Rrustemi.

    Pas kësaj, replikë kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Abelard Tahiri, i cili ia potencoi Rrustemit se Hajdari madje e ka pranuar fajësinë.

    Ai kërkoi që të shkarkohet ministrja Hajdari.

    “Është vepër penale. E përmendët edhe vet që e ka pranuar fajësinë. Vazhdimi i punës i kësaj ministre e cenon integritetin e kësaj Ministrie. Sepse ka vendim të gjykatës. Andaj si grup parlamentar i PDK-së nuk konsideroj se është mesazh i mirë që të prezantohet si një çështje krejt e parëndësishme një vendim i tillë. Kërkojmë që ta largoni nga detyra këtë ministre” – iu kundërpërgjigj Tahiri.

    Në kundër replikë Rrustemi i tha Tahirit se nëse është kjo vepra penale e vetme e kësaj Qeveria atëherë “në rregull jemi”.

    “Nëse është keqpërdorimi më i madh vonesa e deklarimit të pasurisë për dy ditë e kësaj qeverie në kohën kur kemi ligj që nuk e trajton si vepër penale vonesën atëherë në rregull jemi” – tha Rrustemi.

    Derisa, për këtë temë foli edhe deputetja Blerta Deliu. Ajo i ka kërkuar ministres Hajdari që të mos vijë në Kuvend. Sipas saj, deputetët do të ofendoheshin me ardhjen e saj.

    “Në qeverinë e tij s’do të ketë asnjëherë ministra me aktakuzë. Nuk ka kuptim një ministre që i ka skandalet e saj me duke revistën franceze. Duhet që kryeministri ta shkarkojë. Ajo nuk duhet të vijë para deputetëve por të jap dorëheqje moralisht” – deklaroi Deliu.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark