×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja paralajmëron t`i bashkohet qeverisjes së PSD-së në Prishtinë

    Insajderi
    05 November 2018 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicionit qeverisës në Prishtinë pritet së shpejti t`i bashkohet PDK-ja dhe t`i largohet Vetëvendosje.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së ka bërë të ditur se do t`i japë fund bashkëpunimit me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht udhëheq me tri drejtori në qeverisjen komunale.

    Ahmeti ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës-Nora Kelmendi, të Shëndetësisë-Arben Vitia dhe të Kulturës-Yll Rugova, shkruan sot Koha Ditore.

    Nga ana tjetër, Migjen Shala, këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se aktualisht nuk kanë marrëveshje me PSD-në, porse kanë pranuar sinjale për një gjë të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark