×
  • Lajme
  • Insajderi

    Peci akuzon vëllain e Sabit Gecit: Bashkëpunon me serb në tjetërsimin e pronave

    Insajderi
    24 August 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka polemizuar me drejtorin e Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Gecin, i cili është edhe vëllai i Sabit Gecit, lidhur me pronën tek lagja “Ulpiana” në Prishtinë, për të cilën Peci ka marrë vendim që ta marrë në zotërim dikasteri që ai udhëheq.

    Peci e ka akuzuar Gecin për, siç tha ai, tjetërsim të pronave nëpërmjet bashkëpunimit me serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai këto deklarata i dha në ‘Facebook’, teksa shpërndau edhe vendimin për lirimin e pronës përbrenda tetë ditëve.

    “I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit! Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë”, deklaroi ai.

    Gazeta Insajderi në nëntor të vitit të kaluar e pati intervistuar Fehmi Gecin lidhur me tjetërsimin e pronës së shtetit në Prishtinë nga një familje serbe. Geci pati njoftuar se Prokuroria Speciale kishte filluar hetimet lidhur me rastin.

    “Ka ndodhur tjetërsimi, shumica e tjetërsimeve kanë ndodhur pas lufte po themi…ishte fjala për një pronë, për një ngastër prej 13 hektarësh që është tjetër në emër të një familje në periudhe të ndryshme, në emër të një familje serbe që është tjetërsu prej vitit 2000 deri 2021-ën. Mbi 13 hektarë tokë përmes prej Agjencisë Kadastrale janë tjetërsu me vendime administrative në zonën kadastrale në Prishtinë. Po, është duke u hetu kjo. Edhe kjo mos me kanë tu u hetu çka me u hetu”, pati deklaruar Geci për InDoks.

    “Është tjetërsu ne emër të asaj familjes, mbi 13 hektarë. Me sa më kujtohet familje serbe, Deniq nëse nuk gabohem mbiemri i tyre është”.

    Ai u pati shprehur i bindur se çështjen e pronave mund ta rregullojë vetëm Ministria e Bujqësisë.

    “Jo ka emra edhe mbiemra, edhe emrin e mbiemrin mundet me ia ngjit Ministria e Bujqësisë, duke e rregullu statusin në Institutit Bujqësor të Kosovës”, kishte thënë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark