×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Për t’i hyrë në hatër Kurtit”, Tomë Gashi shpërndan “fake news”

    Insajderi
    16 November 2022 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleatët ndërkombëtar vazhdimisht janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyj vendimin për targat. Një krisje të madhe të raporteve është vërejtur mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës. Së fundmi Ambasadori Hovenieri ka rekomanduar ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos udhëtoi për Amerikë. Përderisa qeveritarëve i është “prerë” rruga, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me opozitarët të cilët po qëndrojnë në SHBA.

    Për ta zbutur këtë situatë sado pak është munduar avokati Tomë Gashi i cili njihet për afërsinë më pushtetin. Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shpërndarë një lajm të rremë.

    “Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, është fotoja që ka shpërndarë Gashi duke ia vënë mbishkrimin “kuku për ne”. Edhe pse qartazi mund të shihet se një deklaratë e tillë është modifikuar. Një gjë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

    Përkundrazi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë urgjentisht vendimin e shkallëzuar për targat dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Në një deklaratë për media, edhe DASH-i është shprehur i zhgënjyer se nuk u përfillë kërkesa amerikane që për 10 muaj të shtyhet vendimi për ndërrimin e targave serbe me ato të Kosovës.

    Si pasojë e refuzimit për ta dëgjuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shtyhet për dhjetë muaj çështja e targave për serbët e veriut, kjo e fundit ka anuluar vizitat e planifikuara të dy prej ministrave të qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

    Albulena Haxhiu ministrja e Drejtësisë dhe Elbert Krasniqi ministër i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe në Amerikë. Këto udhëtime zyrtare u shtynë me urdhër direkt të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

    Të njëjtin fat patën edhe kryetarët e komunave, Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni dhe Qemail Ali.

    Opozitarët drejt SHBA-së pa pengesa

    Përkundër se vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu është shtyrë dy ministrave të partisë në pushtet dhe tre kryetarëve të komunave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dy liderët e opozitës.

    Lideri i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi pritet që të udhëtojë për në SHBA.

    Krasniqi i ka thënë shkurt Insajderit, se javën tjetër do të vizitojë ShBA-në dhe do të ketë takime me zyrtarë të lartë.

    Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diel, më 13 nëntor, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Abdixhiku për në ShBA do të udhëtojë për vizitë zyrtare. Kështu ka deklaruar zëdhënësja LDK-së, Sibel Halimi.

    “Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark