×
  • Lajme
  • Lajme

    Për t’ia mbajtur lulet e freskëta për homazhe, dalin fotot që tregojnë se për çka Kurti e përdorte Luan Dalipin në SHBA

    Insajderi
    21 May 2022 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë udhëtimi të shumëpritur drejtë tokës përtej Atlantikut, Kurti me vete ka marrë shefin e stafit të tij, Luan Dalipin.

    Me gjasë, në këtë udhëtim të Kurti, roli i Dalipit ka qenë përkujdesja që shefit t’ia mbajë lulet sa më të freskëta.

    Siç njofton Kryeministria, më pas Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

    “Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti. Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark