×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot mban stërvitjen e parë para katër përballjeve të “zjarrta”

    Insajderi
    01 July 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova A të shtunën (sot) e mban stërvitjen e parë.

    Grumbullimi i parë është sot nga ora 17:30 në Marigona Rezidencë, kurse nga dita e diel fillohet me dy stërvitje gjatë ditës.

    Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në Rrethin e Tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, ku vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

    Basketbollistët të udhëhequr nga Rami Hadar fazën e parë të përgatitjeve e zhvillojnë në Prishtinë, kurse më pas do të zhvendosen në Prizren.

    Në qytetin historik do të kenë edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

    Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës.

    Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës.

    Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark