×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasja për të cilën raportoi Insajderi, nga një muaj paraburgim për djalin e “Currit” dhe Mentor Beqirin

    Insajderi
    18 April 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh djalit të “Currit” dhe Mentor Beqirit.

    Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Amir Osmani dhe Beqiri dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, kurse Osmani edhe për armëmbajtje pa leje.

    Kujtojmë se përgjatë pasditës së të martës pati disa të shtëna me armë të zjarrit në Graçanicë.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht se në konflikt ishin të përfshirë Amir Osmani, i biri i Ismet Osmanit të njohur si “Curri” dhe biznesmenit kontroverz Mentor Beqiri.

    Burimet policore i thanë më herët Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani. Ky i fundit ka qenë në ndjekje nga biznesmeni kontroverz Mentor Beqiri.

    Krejt kjo përplasje ka nisur për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur atë.

    Të dyja veturat në vendin e ngjarjes, sipas burimeve të Insajderit janë në pronësi të grupit të Mentor Beqirit.

    Policia e Kosovës dje bëri të ditur se lidhur me rastin janë shoqëruar dy persona në stacion policor.

    “Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark