×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasje mes deputetëve të VV-së në komisionin për Arsim – Eman Rrahmani e lëshon mbledhjen

    Insajderi
    23 September 2022 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim pas fjalosjes që pati me kryetarin e komisionit, deputetin e VV-së Ardian Gola.

    Gola refuzoi t`i jap fjalën e kërkuar Rrahmanit, i cili edhe publikisht ka dal në përkrahje të kërkesave të grevistëve, shkruan Insajderi.

    “Eman, të lutem, mos më qit në kësi pozite”, tha Gola, pasi Rrahmani kërkoi të flas në komision.

    I ashpër në përgjigje pas kësaj ishte Rrahmani, i cili iu drejtua Golës duke i thënë se ka bërë marrëveshje me grupe të tjera parlamentare.

    “Jo, jo, unë nuk po flas për BSPK-në por po reagoj kundër institucionit, jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës. Qëllimi im është me kontribu për të ardhur te një zgjidhje konkrete. Ju lus që si kryetar i komisionit nuk duhet të bëni marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet dhe cilitdo deputet tjetër”, tha Rrahmani dhe pastaj lëshoi mbledhjen.

    Më shumë nga kjo mbledhje e komisionit lexo:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark