Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Lojtari “dardan” ka kontratë me Norwich Cityn dhe qysh nga sot ai nuk është më pjesë e Galatasarayt.
Sipas mediave në Turqi, për Rashicën në garë është futur edhe skuadra e Beshiktashit.
Por, Beshiktash do të ketë punë me dy rivalët e saj: Galatasaray dhe Fenerbahce – pasi edhe këto skuadra tashmë janë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit kosovar.
Kujtojmë që skuadra e Norwich Cityt për Milot Rashicën kërkon plotë 11 milionë euro.