×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Petkoviq pretendon se vetura me armë në Zveçan “u montua”, thirret në një raport të BIA-s

    Insajderi
    24 June 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Petkoviq ka folur në një konferencë për media të shtunën pas ngjarjeve të mbrëmshme në Zveçan, ku Policia e Kosovës gjeti një veturë të mbushur me armatime.  Ai tha se Serbisë po i bëhet luftë dezinformative nga Kosova.

    Petkoviq, pretendon se e tëra kjo ngjarje “është e montuar”.

    Ai thotë se ato armë të zëna “janë dërguar me shkas” nga vetë autoritetet kosovare, duke cituar një raport të BIA-s serbe të cilin thotë se ia kanë dërguar edhe “disa strukturave të inteligjencës” ndërkombëtare. Ai propagandon se këto armë “janë dërguar nga ROSU në Zveçan” prej Kamenice dhe Gjilani.

    “Ne në kohë, shumë kohë para këtij aksioni të mbrëmshëm në Zveçan, informuam disa nga strukturat më të mëdha të inteligjencës dhe forcave më të mëdha në botë. Është dëshmni që tregon qartë çfarë kemi mësuar. Është plani i Kurtit dhe Prishtinës të montonte armë që kanë mbledhur nga njerëz që i kanë pasur pa leje që kjo të ishte arsye për arrestime dhe kriza të reja”, pretendon ai.

    Petkoviq e çon më tej pretendimin duke thënë se këto armë gjoja janë mbledhur dhbe dërguar nga stacioni policor në Kamenicë, Gjilan dhe janë dërguar në kampin e Belvederes.

    “Arsyeja e montimit të këtyre armeve është për t’i përdorur për sulme dhe arrestime ndaj serbëve. Ju e shihni që kjo nuk ka fund. Kurti bëri tri lëvizje që shkatërruan dialogun veç një ditë pasi u kthye nga Brukseli. Dhe kjo është arrestimi i Nenad Orloviq. U arrestua pa urdhër gjykate dhe kjo u konfirmua nga Josep Borrell. Informacioni doli në media që arrestimi i Orlloviqizt erdhi si rezultat i një telefonate nga Sveçla, i cili ka listë të fshehtë në gjepin e tij, dhe vetëm më pastaj thërret Zyrën e Prokurorit. Pra, po arrestojnë pa flet arrest”, ka pretenduar ai, siç e cituan mediat serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark