Lirim Zendeli është rikthyer në vendlindjen e tij për të kaluar festat e fundvitit. Piloti shqiptar sot ka vizituar një nga furrat shqiptare në qytetin e Shkupit, shkruan Insporti.com.
Zendeli ka treguar një modesti duke mos harruar ushqimin tradicional shqiptar, duke e gostitur vetën me një byrek.
Këtë moment e ka ndarë me pronarin e furrës, Arton Demaj.
Lirimi, 22-vjeçar, aktualisht është i vetmi shqiptar që është pilot në garat e formulave.
Ai deri më tani ka garuar në Formula 2 me ëndrrën që një ditë të arrijë në Formula 1.
Megjithatë, ky rrugëtim për momentin ka ngecur për shkak të kostos së madhe financiare që ka.
Fatkeqësisht shqiptari duhej të tërhiqej nga gara e Formula 2 sepse shpenzime ishin marramendëse dhe nuk mund t’i mbulonte dot.
Të paktën për disa kohë, deri në momentin që një biznesmen do të arrijë që ta rikthejë në adrenalinën e shpejtësisë.
Shuma që mbulon shpenzimet e një sezoni të pilotit shqiptar duhet të jetë rreth 1.3 milion euro. /Insporti.com/