×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Plani izraelit shokon BE, “kamp përqendrimi” për palestinezët në detin përballë Gazës

    Insajderi
    23 January 2024 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli ka shokuar ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian. Shkak për këtë është një propozim që ka ardhur nga shefi i diplomacisë së shtetit hebre, Izrael Katz, në takimin e rëndësishëm në Bruksel për paqen në Lindjen e Mesme.

    Ministrat e Jashtëm të BE-së u tronditën kur në monitor iu shfaq një video që tregonte planin për ndërtimin e një ishulli artificial në Gaza. Sipas planit të Izraelit, të gjithë palestinezët e enklavës mund të zhvendosen për në atë që po konsiderohet gjerësisht si “një kamp përqendrimi”.

    “Duhej ta kishte shfrytëzuar më mirë kohën në dispozicion”, tha pas takimi shefi i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, duke e shfaqur publikisht zemëratën e tij.

    “Ministri izraelit na prezantoi planet e tij për ishullin artificial në brigjet e Gazës dhe për një lidhje hekurudhore me Indinë. Ai duhej të fokusohej në sigurinë dhe në shpjegimin e numrit të lartë të vrasjeve në Gaza”, nënvizoi më tej Borrell.

    Katz e ka promovuar edhe më herët planin e tij, kur ushtronte detyrën e ministrit të transporteve në vitin 2017, si një lokacion alternativ për palestinezët e Gazës, madje duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të paguante për ndërtimin e ishullit artificial, që do të kontrollohej nga Izraeli.

    Kjo vjen mes zemërimit gjithnjë e në rritje me administratën e Benjamin Netanjahut nga aleatët e afërt. Gjatë fundjavës, kryeministri refuzoi zgjidhjen me dy shtete, në një sfidë të hapur ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark