×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po shkeli Putini këtu, i vumë prangat direkt”: Kroacia paralajmëron presidentin rus!

    Insajderi
    25 March 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, në do ta arrestojmë menjëherë”, kryeministri kroat Andrej Plenkovic e bëri këtë deklaratë të fortë nga Brukseli ku ndodhej për samitin e BE-së e takimin e Këshillit të Europian.

    Vendi i tij ka aderuar në statutin e kësaj Gjykate dhe ka miratuar një ligj për bashkëpunim me të. 

    “Ligji në fjalë parashikon të gjitha procedurat në raste fletë-arresti, dhe me sa di unë, imuniteti këtu nuk vlen. Për këtë arsye, procedura e ndjekur do të ishte pikërisht ashtu siç parashikohet në ligj dhe autoritetet kompetente, me siguri do të reagonin”, ishte komenti i Plenkovicit kur një gazetar e pyeti sesi do të vepronin në rast se presidenti rus vizitonte Kroacinë.

    Shefi i ekzekutivit kroat shtoi se “ideja e një vizite të tillë nuk është dhe aq realiste”. “Unë nuk besoj se ai do të lëvizë kaq shpejt në vende që janë firmëtare të statutit të Romës”, shtoi Plenkovic.

    Sipas juristit amerikan  David Scheffer, pavarësisht nëse del në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti rus do të jetë gjithmonë një “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare.

    Gjykata Ndërkombëtare Penale ditë më parë një mandate arresti për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark