×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e anulon konkursin për gradimin me gradën rreshter

    Insajderi
    09 July 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka anuluar konkursin për gradimin me gardën “rreshter” të shpallur më 12 shkurt të këtij viti.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo është bërë “me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së

    Tutje, thuhet se Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi  i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur.

    “Policia e Kosovës është organizatë transparente, llogaridhënëse  dhe çdo gjë që mund të dëmtojë reputacionin apo të krijojë mosbesim të policëve e të publikut, do të punojë që ta ruajë  dhe ta ngritë edhe më tej besueshmërinë e zyrtarëve të saj dhe publikut, duke ofruar transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me këtë konkurs kishte pasur pakënaqësi nga kandidatët, të cilët ishin ankuar për parregullësi.

    Një prej kandidatëve kishte thënë se gjatë testimit ka pasur kopjim masiv dhe se kandidatët janë lejuar të dalin nga salla “kinse për të shkuar në tualet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark