×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për arrestimin e mjekut në QKUK i cili kërcënoi kolegen – po ruhet nga Policia

    Insajderi
    12 April 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Betim Morinën. Morina dyshohet se e ka kërcënuar kolegen e tij të punës, shkruan Insajderi.

    Detaje për rastin janë dhënë edhe përmes raportit 24 orësh teksa bëhet me dije se i njëjti ashtu siç raporti Insajderi, ka kërkuar tretman mjekësor e që po ruhet nga Policia në QKUK.

    “Prishtinë 11.04.2024-11:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimen femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm”, bëhet me dije nga policia.

    Shkak i kërcënimit po del të jetë kontrata e punës.

    Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme i kishte caktuar Morinës masën e ndalimit prej 48 orësh.

    Por pas shqiptimit të kësaj mase, i njëjti sipas informacioneve kishte kërkuar të dërgohet në spital duke thënë se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

    Për rastin, Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e QKTGJ-së, Bukurije Zhubi, por e njëjta nuk është përgjigjur.

    Ky nuk është rasti i parë që ky mjek bie në pranga të policisë. Edhe në vitin e kaluar ai ishte arrestuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

    I njëjti e kishte shkelmuar derën e zyrës së një punonjëse në QKKTGJ.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark